Templates by BIGtheme NET

Shpërthim në një termocentral në Moskë, një i vdekur dhe 13 të plagosur (VIDEO)

Flakët u rritën 50 metra mbi një termocentral pranë Moskës, ku një zjarr shpërtheu të enjten.

Një person ka humbur jetën dhe 13 të tjerë mbetën të plagosur pas një shpërthimi në një termocentral afër Moskës.

Sikurse shkruan “RT”, flakët u ngritën deri në 50 metra mbi termocentralin Severnaya në Chelobit’evo, në rajonin e Moskës.

Uzina e madhe punon me gaz natyror, duke gjeneruar ngrohje dhe energji elektrike për pjesët veriore të Moskës.

RT” shkruan se zjarri nisi nga një shpërthim që ndodhi në një tubacion gazi, ngjitur me uzinën. Operacioni i termocentralit u pezullua, por termocentrali vetë nuk u dëmtua.

Policia mbylli autostradën e madhe që ndodhej pranë zjarrit.

Situata paraqiste rrezikshmëri për shkak të gjasave të mëdha për në ndodhur shpërthime të tjera. Flakët arriten të përhapen edhe në një ndërtesë zyre dhe një njësi magazinimi para se të mund të shuhej.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*