Vendosni fjalën kyçe....

Trajtohet me sukses i mituri te Onkologjiku, në fund i bëjnë dhuratën e shumëdëshiruar


Një i mitur është trajtuar me sukses nga një sëmundje e vështirë.

Bëhet fjalë për një djalë të quajtur Rogen, i cili është trajtuar në spitalin Onkolgjik në QSUT për sëmundjen cranio-spinale.

Kjo është hera e parë që kjo sëmundje trajtohet ndaj një pacienti në moshë pediatrike.

Trajtimi është bërë i mundur me teknika të avancuara rrezatimi dhe stafi i specializuar mjekësh duke e bërë të gjithën një histori suksesi.

Në fund stafi i spitali i kanë bërë Rogenit para daljes nga spitali një dhuratë të cilën ai e kishte për shumë zemër, një biçikletë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *