Vendosni fjalën kyçe....

Turqia merr ngarkesën e parë të sistemit rus mbrojtës S-400, reagon ashpër SHBA-ja


Turqia ka marrë dërgesën e parë të pajisjeve të sistemit të raketave të mbrojtjes ajrore S-400 nga Moska, duke hedhur poshtë presionin nga Uashingtoni për të hequr marrëveshjen e armëve me Rusinë.

Pjesët përbërëse arritën në aeroportin ushtarak Murted të Ankarasë të premten, tha Ministria e Mbrojtjes, në një deklaratë të shkurtër. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu ka konfirmuar se dërgesa ka filluar dhe do të vazhdojë sipas planit.

Të dy vendet nënshkruan një kontratë për dërgimin e katër baterive S-400 në vitin 2017. Kontrata i ka kushtuar Ankarasë përplasje të vazhdueshme me Uashingtonin, që e kundërshton fuqishëm marrëveshjen, duke pretenduar se blerja e armëve të përparuara ruse minon sigurinë e NATO-s dhe shkon kundër interesave amerikane.

Për të ushtruar presion ndaj Ankarasë që të heqë dora nga kontrata me Rusinë, SHBA pezulloi furnizimin e Turqisë me avionët e brezit të pestë, F-35.

Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes tha për ‘Reuters’ se Ankaraja mund të goditet me sanksione edhe në ekonomi po që se i qëndron marrëveshjes për S-400 me Moskën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *