Vendosni fjalën kyçe....

U gjet fajtor për mbështetje të terrorizmit, gjykata italiane e dënon me dy vite burg shqiptarin


Gjykata e Apelit në qytetin italian, Brescia ka dënuar me dy vite burg shqiptarin nga Kosova, Gafurr Dibrani.

Lajmi raportohet nga mediat kosovare, të cilat shkruajnë se 27-vjeçari është dënuar me akuzat për publikimin e disa videove dhe disa komete të tij për organizatën terroriste ISIS.

Ai tashmë gjendet në një burgun e Brescias. Avokati i tij, Marca Capra ka kërkuar lirimin e Dibranit, por kërkesa e tij është refuzuar nga gjykatësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *