Vendosni fjalën kyçe....

8 ide brilante për ju që s’keni kohë dhe as para të dekoroni shtëpinë


Mendoni se dekorimi i shtëpisë është një nga ato detyra që kërkojnë kohë, para dhe mprehtësi për estetikën?

Jo domosdoshmërisht është kështu. Një artikull i “realtor.com” jep 8 këshilla se si mund ta dekoroni shtëpinë tuaj pa shumë peripeci.

Sipas projektuesve profesionistë, edhe disa rregullime të vogla në një shtëpi mund të ndryshojnë tërësisht mënyrën si duket.

1- Ndryshoni mbuluesat e jastëkëve

Çdo shtëpi ka nevojë për ngjyra dhe një nga mënyrat më të shpejta për të arritur këtë është hedhja e jastëkëve në shtrat ose divan.

Por a i keni parë kohët e fundit çmimet për jastëkët? Çmenduri. Patti Mapes, thotë në vend të blerjes së jastëkëve të rinj, mund të ndryshoni vetëm mbulesat e tyre.

Mbulesa të cilat nuk e vrasin buxhetin janë në dispozicion në internet për 5 deri në 20 dollarë.

Ose hej, bëjini vetë! Nëse keni një makinë për qepje ose një pëlhurë ngjitëse, mund të bëni një mbulesë të re.

Ju duhen vetëm dy copa pëlhure të së njëjtës madhësi, pastaj thjesht qepini ose ngjitini me një shtresë për rreth gjysmë centimetri.

2- Shto panele arkitekturore

Olaniyi Swarn, një dizenjues dhe shkrimtar në jadoreledecor.com, sugjeron shtimin e një paneli arkitektonik të lirë (në dispozicion në të gjitha dyqanet për arredimin e shtëpive) për t’i dhënë shtëpisë tuaj një pamje më të pasur. Shumica e paneleve janë të modeluara pas dizenjove historike me allçi, por përbëhen nga uretani i lehtë, kështu që kostoja e tyre  shkon vetëm 14  dollarë për copë.

“Është një përmirësim i shkëlqyeshëm dhe i përballueshëm”, thotë Swarn. Këto panele mund të vendosen qoftë në pjesën e poshtme të murit, ashtu edhe në ato lart apo në skaje, për një pamje tradicionale ose në një mur të tërë me një estetikë më të rafinuar evropiane.

Swarn thotë se jo vetëm që duket klasike, por panelet gjithashtu eliminojnë nevojën për të dekoruar muret.

3- Përmirësoni ndriçimin

Ndryshoni pamjen e një dhome duke zbutur ndriçimin e ashpër nga lart. Mund të vendosni llamba në qoshe ose prapa paneleve, për të krijuar një spërkatje drite nga lart, prapa një hapësire të errët.

Fshih spotet e vogla dhe vendosni llamba për të ndriçuar raftet dhe veprat e artit.

4- Lyeni mobiljet tuaja

Nëse mobiljet tuaja po vjetërohen, pikturojini për ta fshehur këtë.

“Ne duam të zgjedhim një pastel të ndritshme për verandat dhe sallonet, ose një ton xhevahiri për mobilje e krijuara me thurje”, thotë Erin Fausel, blogere në American Freight Furniture & Mattress.

Provoni një jeshile smeraldi, blu të kaltër, ose të kuqe rubin. Një bojë llak do t’ju kushtojë rreth pesë dollarë dhe t’ju mbulojë 3-4 metra katrorë sipërfaqe.

Gjeni një ngjyrë që ju pëlqen dhe bojë për mobiljen tuaj të vjetër.

5- Përdorni çelik të pandryshkshëm

Shumë kuzhina janë kaq të vjetëruara dhe të shëmtuara saqë njerëzit shpenzojnë mijëra dollarë për t’i ndërruar ato.

“Megjithatë, mjaftojnë disa metoda dekorative në shtëpi, dhe ju mund të keni një kuzhinë krejtësisht të re “, thotë Cristina Miguelez, një specialiste rimodelimi në Fixr.com.

Këshilla e saj është të gjeni bojë inox-i që kushton vetëm 50 dollarë dhe lyeni mermerin e kuzhinës që e urreni aq shumë.

“Dhe nëse pajisjet tuaja janë të shëmtuara dhe të zeza, jepuni atyre me bojë pamjen e inox-it në më pak se një orë”, thotë Miguelez.

6- Shpikni një ndërtim

Përdorni rafte me radhë në mur deri në tavan, për të krijuar një mur.

“Dhe nuk keni nevojë të përdorni sirtarë me porosi të shtrenjtë për të arritur këtë pamje”, thotë Fausel. Thjesht zgjidhni një raft librash me të njëjtën ngjyrë si muret.

Nëse raftin nuk e gjeni dot të gjatë deri në tavan, thjesht vendosni dekorime më të larta për të krijuar lartësi më të madhe.

7- Përdorni një mbulesë librash për të fshehur pajisjet elektronike

Pajisjet e internetit dhe pajisje të tjera elektronike mund të jetë një domosdoshmëri e shëmtuar në raftet tuaja ku qëndron dhe TV. Fshihini ato përmes mbulesave të librave.

8- Krijoni letrën tuaj të mureve

Një metodë shumë e mirë për të bërë që muri juaj të duket si një letër-muri e shtrenjtë, mjafton të përdori fletë ari metalike që kushtojnë 11 dollarë.

“Duke përdorur një laps dhe një nivel, shënoni një rrjet me kuti të madhësive të barabarta në mur”,  thotë Jessica Barnak nga jessicabarnak.com.

Afishoni fijet e arta përgjatë vijave me laps për të krijuar rrjetën, njëlloj si në murin e zyrës së Barnak që shikoni më poshtë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *