Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në by- passin e Lushnjës.
Mësohet se një automjet tip “Benz” me targa AA 050 ED, ka bërë që të përplaset me një kamion me targa AA569 C.
Përplasja ka qenë e fortë dhe të dy automjetet kanë përfunduar të përmbysura jashtë korsisë së rrugës. Benzi është futur në pjesën e poshtme të kamionit, që për të shmangur aksidentin është përplasur dhe me rrethimin e një biznesi.
Dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Pavarësisht se për drejtuesin e “Benzit” është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë nga makina, ai fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se “Benzi” ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka goditur nga pas kamionin.