Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi tregon dokumentin tjetër: Kandidatja për Këshillin bashkiak ishte edhe anëtare KZAZ-je më 30 qershor


Sekretari i Përgjithshem i PD-së Gazment Bardhi, denoncoi sot skandalin e radhës lidhur me procesin e votimit në Vaun e Dejës, në 30 qershor.

Pasi tha që KQZ kishte lejuar zhvillimin e votimeve në Vaun e Dejës me dokumente të falsifikuara, Bardhi zbuloi një tjetër skandal.

Një nga kandidatet për Këshill Bashkiak, ishte edhe anëtare e KZAZ-së në Vaun e Dejës. Bardhi zbuloi dokumentet që vërtetonin këtë, ndërsa shtoi se vota e kandidates që përbën shumicën prej 4 votash për marrjen e vendimeve në atë KZAZ, e bën të pavlefshëm çdo vendim të marrë.

“E gjithë farsa e votimeve moniste të 30 Qershorit në Bashkinë e Vaut të Dejës, është e provuar te këtë qenë e shoqëruar në cdo fazë me paligjshmëri.

Shkelje flagrante e ligjit është vetë përbërja e KZAZ. Sipas të dhënave zyrtare anëtare e KZAZ ka qenë edhe znj. Listinë Ndoja, e cila rezulton të jetë e punësuar si arkëtare zyre pranë shoqërisë “MARE ADRIATIK” shpk, që ka si ortak të vetëm, kandidatin e PS Mark Babani. Kjo bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor, që për të shmangur konfliktin e interesit nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhënie pune me ndonjë nga kandidatët. Por akoma më shumë vetë kjo anëtare ka qenë edhe kandidatë për anëtare të Këshillit Bashkiak. Pra cdo vendim i KZAZ i marrë me votën e kësaj anëtarje është absolutisht i pavlefshëm dhe krejtësisht i paligjshëm.

E gjitha kjo paligjshmëri duhet të ndëshkohet. Të gjithë personat përgjegjës duhet të vihen përpara përgjegjësi.

Pandëshkueshmëria e krimeve zgjedhore të vitit 2016 dhe 2017, i jep kurajo, të njëjtëve njerëz, që edhe kur vetë kandidojnë, vetë votojnë dhe vetë numurojnë, përsëri të kryejnë paligjshmëri, përsëri të manipulojnë, përsëri të kryejnë krime, sepse ata e dinë shumë mirë sesa kohë Edi Rama është Kryeministër, drejtësia i ka duart e lidhura për të ndëshkuar bandën e organizuar që dhunon themelin e demokracisë, zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”, tha Bardhi.

Lidhur me procesin e votimit në Vaun e Dejës, Bardhi tha se KQZ ka lejuar që votimi të bëhet në fletë false. Këtë e vërtetojnë dokumentet zyrtare në doganë. Fletët e votimit të cilat do duhej të përdoreshin në Vaun e Dejës, kanë qenë ende në doganën e Hanit të Hotit në orën 07:58 më 30 qershor.

Por procesi i votimit ka nisur që në orën 07:00./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *