Një 46-vjeçar nga Mirditaështë arrestuar nga policia pas kërcënimeve për jetën që i ka bërë bashkëshortes.
Shtetasi me inicialet A.Sh akuzohet se gjithashtu ka ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, përveçse e ka kërcënuar atë se do ta vrasë.
“Ky shtetas në banesë në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në prani dhe të fëmijëve, e cila mbëmjen e djeshme ka njoftuar Policinë. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në banesën e shtetasit A.SH, ku gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.”, thuhet në njoftimin e policisë.