Vendosni fjalën kyçe....

“Do paguaj për atë që kam bërë”, flet italiania që aksidentoi për vdekje 2 të rinjtë shqiptarë


“Do paguaj për atë që kam bërë”, këto janë fjalës e italianes që aksidentoi për vdekje dy të rinj shqiptarë në natën mes 29 dhe 30 qershorit.

“Liberta.it” shkruan se Irina Vetere ka kaluar më shumë se një javë në burg dhe ndihet shumë keq për atë natë kur e pirë u shkaktoi vdekjen dy të rinjve.

 “Unë jam shumë pranë familjeve të këtyre dy të rinjve. Nuk më intereson se çfarë ndodh me mua. Ajo që do të ndodhë me mua do të jetë e drejtë”, tha Irina nga burgu i Modenës, duke shpërthyer vazhdimisht në lot.

Në paraburgim, Vetere netët i kalon në qeli me një shoqe, në mëngjes bën intervistat me psikologun, ndërsa ppasditja vijon me shkrime e lexime.

 “Dukej se ishte shumë e rënduar – tha avokati i cili kishte zhvilluar rreth një orë bisedë me gruan- dhe shumë afër familjes së dy të rinjve”.

 Vetere ndodhet në burg për pak më shumë se një javë me akuzën për vrasje të dyfishtë.

Në natën ndërmjet 29 dhe 30 qershorit të fundit, ndërsa çonte makinën në gjendje të dehur përplasi dy të rinjtë shqiptarë Ergi Skenderi e Xhulio Kaja. Asnjëri prej tyre nuk i mbijetoi aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *