Presidenti i Republikës Ilir Meta ditën e premte refuzoi emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave i cili u zgjodh në 24 maj.
Në një intervistë për Top Channel, Skënder Gjinushi, e quajti dekretin e presidentit të pavlefshëm dhe se zgjedhjet janë legjitime.
“Rezultati i zgjedhjeve është bërë publikisht i njohur dhe zyrtarisht dhe ligjërisht. Dhe është një rezultat i pa cënuar dhe i paprekur nga askush. Presidenti i Republikës nuk mund ta zhbëjë procesin zgjedhor të zhvilluar pranë këtyre institucioneve autonome. Kështu që dekreti është haptas nul, haptas një vendim absolutisht i pavlefshëm, sepse nuk ka asnjë referencë në ligjin e Akademisë së Shkencave, ku thuhet se mund të refuzohet emërimi”-u shpreh Gjinushi.