Partia Demokratike nëpërmjet një urdhëri të firmosur nga kryetari i saj Lulzim Basha ka kërkuar që brenda muajit korrik të gjitha degët e partisë të plotësojnë udhëzimet e strukturave qendrore, lidhur me organizmin e bazës.
Gjithashtu në urdhërin e dalë nga PD-ja të publikuar nga Syri.net shihet edhe ndryshimi i koordinatorëve në nivel qarku. Nga ky urdhër vihet re lëvizja në qarkun Shkodër ku largohet Flamur Noka dhe emërohet Gazment Bardhi.
Disa nga lëvizjet më të rëndësishme:
Ishte Luçiano Boçi, emërohet Flamur Noka në Elbasan
Enkelejd Alibeaj ishte në Fier, emërohet në Dibër
Edmond Spaho ishte në Elbasan, emërohet në Tiranë
Sahit Dollapi ishte në Lushnje, emërohet në Korçë
Ervin Saliajni ishte në Korçë, emërohet në Gjirokastër
Endri Hasa ishte në Elbasan, emërohet në Korçë
Oerd Bylykbashi ishte në Durrës, emërohet në Tiranë