Presidenti i Republikës, Ilir Meta është vlerësuar në Venecia me Çmimin Ndërkombëtar “Luani i Artë”. Motivacioni për këtë çmim është: “Në vlerësim të kontributeve të tij për promovimin e demokracisë dhe pluralizmit politik, për forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan, për promovimin e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, si edhe për forcimin marrëdhënieve italo-shqiptare”.
Pas marrjes së çmimit, Meta tha në prani të autoriteteve vendore të Rajonit të Venecias që këtë çmim ia dedikonte në radhë të parë popullit shqiptar.
“Ky është një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar. Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve. Ky është një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë. Ky çmim është një simbol i miqësisë Itali-Shqipëri, një miqësi unike dhe e pandashme”, tha Meta.
Pas marrjes së çmimit, Meta ka reaguar edhe në adresën e tij zyrtare në “Facebook”, ku shpreh falenderimet e tij për këtë vlerësim. Presidenti shtoi se ky çmim i dedikohet edhe demokracisë si sistemi i vetëm që u jep mundësi të rinjve. Këtu ai kujton kohën e tij të rinisë, më pas kur u bë deputet, ministër, kryeministër e të gjitha postet e tjera me radhë.
Meta tha se çmimi u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, që përmes dialogut janë më afër Europës dhe paqes mes popujve.
Por nuk harroi një dedikim edhe për familjen: “Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi”. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, në këtë event presidenti Meta shoqërohej nga tre fëmijët e tij.
Shkrimi i Metës
Mirëdita të dashur miq,
Kënaqësi të vlerësohem me Çmimin Ndërkombëtar të Venecias “Luani i Artë”. Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur. Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e Shqipërisë.
“Të nderuar Miq të Çmimit Ndërkombëtar të Venecias!
Ju faleminderit nga zemra!
Kyështë një çmim që në radhë të parë i dedikohet popullit shqiptar.
Veçanërisht shqiptarëve të Italisë, që nga ata të ardhur prej shekujsh në Itali e deri tek shqiptarët e ditëve të sotme, për punëtorët, studentët, e për të gjitha familjet e shqiptarëve.
Kyështë një çmim që i shkon edhe mijëra italianëve që jetojnë e punojnë në Shqipëri prej vitesh: sipërmarrës, studentë, profesionistë.
Ky çmimështë një simbol i miqësisë Itali🇮🇹-Shqipëri🇦🇱, një miqësi unike dhe e pandashme.
Çdo gjë mund të ndryshojë në botë, por gjeografia jo, e Italia🇮🇹 dhe Shqipëria🇦🇱 janë të bashkuara nga historia e nga gjeografia.
Kyështë një çmim që i shkon edhe së ardhmes së marrëdhënieve tona, të miqësisë të së rinjve tanë, të cilët janë edhe shpresa jonë.
Unë kam lindur 50 vite më parë në diktaturën më të errët që Europa ka njohur.
Falë demokracisë unë, një student i ri, u bëra deputet, ministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President i Republikës, ndaj ky çmim i dedikohet demokracisë, si sistemi i vetëm që mund të ndryshojë të ardhmen për të rinjtë dhe qytetarët e një vendi.
Kyështë një çmim, që u dedikohet gjithashtu udhëheqësve të moderuar të rajonit, të cilët falë pjekurisë, dialogut, kanë bërë që vendet e Ballkanit, që sillnin vetëm krizë e luftë, sot janë më afër Europës e më afër paqes mes popujve.
Kyështë një çmim që u shkon edhe udhëheqësve fetarë, të cilët me inteligjencë, mund, sakrifica, harmoni e dashuri kundrejt pasardhësit, kanë bërë të mundur që dialogu ndërfetar dhe bashkekzistenca të jenë të shkëlqyera dhe shembull për mbarë botën.
Ky çmim i dedikohet edhe familjes time, për mbështetjen dhe dashurinë, duke më lejuar të punoj çdo ditë me këmbëngulje e qetësi.
Ju faleminderit të dashur miq!
Faleminderit Venecia!
Faleminderit Itali!”