Vendosni fjalën kyçe....

Racizmi në futboll ende problem, lojtari largohet nga fusha mes lotësh (VIDEO)


Një futbollist angles është përlotur në mes të fushës, pasi është ofenduar në mënyrë raciste nga një kundërshtar i tij.

20-vjeçari Jordi Osei-Tutu i cili u huazua nga Arsenali për të luajtur për Bochum në Gjermani, përjetoi një moment shumë të pakëndshëm në ndeshjen miqësore kundër skuadrës zvicerane St. Gallen, para sezonit.

Jordi Osei-Tutu u largua nga fusha në lot duke këmbëngulur se ofendimet për ngjyrën e lëkurës nga një kundërshtar i drejtoheshin atij.

Ai u kthye sërish për pjesën e dytë, duke këmbëngulur se nuk do të lejonte abuzimin ta ndalonte të përfundonte lojën.

Por padyshim kjo ngjarje e ka lënë atë të tronditur edhe pas ndeshjes, pasi menjëherë është futur në rrjetet sociale për t’u shfryrë.

 “Jam shumë i zhgënjyer për sulmin racial”, tha Osei-Tutu.

“Askush nuk duhet të diskriminohet dhe është vërtet e vështirë të kuptohet se si një futbollist profesionist mund të sillet pa respekt në këtë mënyrë. Arsenali dhe Bochumi më kanë dhënë mbështetje të madhe dhe shpresoj se ne mund të tregojmë se racizmi ka nuk ka vend në futboll “, u shpreh Tutu.

Gazeta “Mirror” shkruan se ditën tjetër, pavarësisht publikimit të imazheve në rrjetet sociale, ndjeshmëria ndaj gjestit racist ishte shumë e ulët.

 Gazeta ironizon duke thënë se Jordi Osei-Tutu “nuk është mjaftueshëm i famshëm për t’u solidarizuar me të. Jo me profil mjaftueshëm të lartë, pavarësisht se luante për Arsenalin. Nuk është ai Raheem Sterling ose Danny Rose.”

Kështu “Mirror” i thotë mirësevjen një sezoni të ri të mbushur me ofendime dhe gjeste raciste, pasi duket sikur njerëzit kanë fituar “imunitet” dhe janë mësuar me këto saqë nuk u bëjnë më përshtypje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *