Rikthehen zjarret në Greqi. Sikurse raportojnë mediat greke, mesditën e sotme një zjarr ka rënë në Kalamist, në ishullin e Lefkadës, një destinacion turistik ky i vizituar shumë edhe nga shqiptarët.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri po djeg zonën e pyjeve të Kalamistit dhe po përhapet me shpejtësi të madhe.
Dymbëdhjetë zjarrfikës dhe gjashtë automjete janë angazhuar në terren, po ashtu edhe dy avionë janë në gatishmëri.