Vendosni fjalën kyçe....

Stuhi tropikale në Luiziana, Trump shpall gjendjen e jashtë zakonshme


Luiziana është në prag të një stuhie të fuqishme tropikale që ka ngjallur tmerr e frikë te amerikanët.

Stuhia “Barry” nisi nga gjiri i Meksikos dhe tashmë pritet të prekë tokën si një uragan i kategorisë së parë.

Në këto kushte, Presidenti i SHBA, Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Luiziana.

Pritet që më i prekuri nga kjo stuhi e fuqishme të jetë Nju Orlinsi, ku tashmë stuhia është duke shkatërruar çfarë gjen përpara.

Kanë nisur evakuimet e mijëra banorëve që tashmë po përgatiten për më të keqen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *