Vendosni fjalën kyçe....

150 të arrestuar nga përplasja mes policisë dhe protestuesve në Paris


Protestuesit dhe policia u përplasën gjatë festimeve të Ditës së Bastijës në Paris, në Festën Kombëtare të Francës. Më shumë se 150 persona u arrestuan, pas thërritjeve për dorëheqje ndaj presidentit Macron.

Një numër i madh i demonstruesve hynë në sheshin ‘Champs Elysees’ rreth mesditës të së dielës, duke vendosur objekte në rrugë dhe duke u përpjekur të bllokonin një rrugë me barrikada metali, kosha mbeturinash.

Protestuesit hodhën gjithashtu gurë dhe shishe ndaj oficerëve të policisëë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës. Disa njerëz u plagosën, thonë raportet, pa specifikuar numra.

Krerët e Jelekëve të Verdhë janë ndaluar nga policia teksa ata ishin pas organizimit të protestës dhe përplasjes me policinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *