Vendosni fjalën kyçe....

Basha-delegacionit të Komitetit Amerikano- Hebraik: Në vend të dorëzimit, do vazhdojmë betejën


Lulzim Basha në takimin që pati me delegacionin e Komitetit Amerikano- Hebraik ACJ dha disa mesazhe për veprimet e tij politike që pritet të ndjekë në të ardhmen.

Gjatë komunikimit me David Harris, drejtorin ekzekutiv të këtij komiteti, Basha i bëri të qartë që në vend të heshtjes dhe dorëzimit, do të luftojnë.

“I shpreha z. Harris mirënjohjen për mbështetjen e çmuar ndër vite të Shteteve të Bashkuara për demokracinë dhe liritë civile dhe politike të qytetarëve shqiptarë si dhe domosdoshmërinë për ta vazhduar betejën në këtë orë të errët në Shqipëri, për vlerat dhe parimet themelore të zgjedhjeve të lira, barazisë para ligjit dhe ndarjes dhe kontrollit të pushteteve.

I sigurova miqtë amerikanë se në vend të heshtjes apo dorëzimit para modelit të dështuar të despotizmit lindor, korrupsionit dhe shkatërrimit të lirisë dhe demokracisë, ne do të vazhdojmë pa kompromis me standartet europiane dhe amerikane, betejën tonë deri në triumfin e vlerave të përbashkëta perëndimore të lirisë, demokracisë dhe mundësive për çdo shqiptar.”, shkruan Basha në profilin e tij në “Facebook”.

Pas votimeve të mbajtura nga kryeministri Edi Rama, pritet që në 13 tetor vendi të zhvillojë sërish zgjedhje vendore sipas dekretit të presidentit Ilir Meta.

Pas zgjidhjes së propozuar nga Meta për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme në të njëjtën ditë me ato të zgjedhjeve vendore, Rama dhe Basha nuk kanë mbajtur asnjë qëndrim për çështjen. Kryedemokrati së bashku me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhin vazhdojnë protestat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *