Një grup turistësh kanë mbetur të bllokuar në kanionet e Holtës në Gramsh.
Në vendgjarje kanë mbërritur 3 ambulanca, forcat e emergjencave civile si dhe efektivë të policisë së Gramshit.
Mësohet se deri tani janë nxjerrë nga kanionet 4 turistët e parë, të cilët janë fëmijë, ndërsa vijon puna për nxjerrjen e të tjerëve.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.