Dita kombëtare e Francës nuk ka shkuar edhe aq mirë për presidentin Macron. Me dhjetëra protestues bënë thirrje për dorëheqjen e tij dhe e fishkëllyen teksa kreu i shtetit po kalonte në qendër të Parisit si pjesë e një parade masive ushtarake.
Njerëz të shumtë filluan të shfaqin zemërimin e tyre në çastin kur Macron po kalonte në rrugë, i shoqëruar nga rojet e nderit në sheshin ‘Champs Elysees’ të dielën pasdite. Shumë njerëz thërrisnin ‘Dorëhiqu Macron!’
Disa prej tyre mbanin në duar flamurin kombëtar të Francës, ndërsa Presidenti dhe shoqëruesit e tij dolën në rrugë përpara trupave të nderit.
Protestuesit e rrethuan Macronin por u përballën shpejt me forcat e policisë. Situata u tensionua dhe policia përdori shkopinjtë e gomës dhe sprain me piper.
Shumë nga udhëheqësit e protestës u ndaluan nga policia, ndërsa përplasja vjen një ditë pas protestës së Jelekëve të Verdhë, që kanë 35 javë me radhë që kërkojnë largimin e presidentit.