Templates by BIGtheme NET

E shpon tejpërtej një copë dru, çiklisti italian në kujdes intensiv (FOTO)

Çiklisti italian Lorenzo Gobbo ndodhet në kujdes intensiv pasi mushkëria e tij është dëmtuar nga një pjesë e rrugës prej druri në kampionatin evropian nën 23-vjeç dhe “Junior Track” në Belgjikë.

Druri e preu çiklistin në kofshë dhe e goditi në anë duke i çarë mëlçinë. 17-vjeçari u dërgua me urjencë në spital, ku iu hoq copa e gjatë e drurit.

“Pas operacionit ai po shërohet, por qëndron në kujdesin intensiv për të parandaluar infeksionet”, tha Frank Glorieux, shefi ekzekutiv i organizatorëve të Cycling Vlaanderen, për BBC Sport.

Glorieux e kishte vizituar çiklistin të shtunën dhe tha se ai ishte zgjuar me prindërit pranë tij, duke shtuar: “Gjithçka është nën kontroll”.

Gobbo po ecte me biçikletë në garën për të rinjtë, kur pati një aksident. Një pedale ra në pistë, duke hequr një pjesë të saj mbi të cilën ra çiklisti.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto