Vendosni fjalën kyçe....

Ekstradohet nga Belgjika 41-vjeçari i dënuar për grabitje me armë në Shkodër


 

 

Ekstradohet në Tiranë 41-vjeçari i dënuar për grabitje me armë. Nga Belgjika është transportuar Alket Preka nga Shkodra.

“Ky shtetas  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër në vitin 2010 e ka dënuar me 6 vjet burg për  veprën penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake” .

Shtetasi Alket Preka në aksin rrugor Zogaj – Shirok, ka vjedhur nën kërcënimin e armës  një automjet dhe e ka çuar në Shkodër.

Nga veprimet e Policisë është gjetur automjeti dhe brenda automjetit edhe një armë zjarri

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukseli/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Belgjikë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.”, jep detaje policia.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *