Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën pasagjerja në Vorë, drejtuesi i furgonit në gjendje të rëndë


Aksident i rëndë në aksin Tiranë-Vorë. Pasagjerja humbet jetën, në gjendje të rëndë drejtuesi i mjetit.

Një furgon mallrash është përplasur sot me një nga bordurat e rrugës, pasi drejtuesi ka humbur kontrollin, megjithëse nuk dihet ende shkaku i aksidentit.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës së aksidentit, ndërsa drejtuesi A.K, 28 vjeç po lufton për jetën, pas transportimit në spital.

“Në rrugën dytesore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin  A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga  duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.

 Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, jep detaje policia.

 

 

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *