Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën dy punonjës të OSHEE-së në Vlorë


Dy punonjës të OSHEE-së kanë humbur jetën pasditen e sotme në Vlorë.

56-vjeçari me iniciale P.H., ka qenë duke punuar privatisht në një ndërtesë ku dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, gjë që i ka shkaktuar vdekjen.

Kurse 63-vjeçari me iniciale N.L., ka qenë duke punuar në një kabinë eleketrike në fshatin Alikokë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” shtetasi P. H., 56 vjeç (Punonjës i OSHEE Vlorë) duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, 63 vjeçari N. L., ka  humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike në fshatin Alikokë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *