Vendosni fjalën kyçe....

India nis misionin në Hënë, synon të shkojë në pjesën e padukshme të satelitit


India është gati të dërgojë anijen e saj ‘Chandrayaan 2’, në orbitë dhe më pas drejt Hënës. Projekti më kompleks në historinë e programit hapësinor të vendit mund të shpjerë në zbulime novatore  nga të cilat mund të përfitojnë edhe të tjerët.

‘Chandrayaan 2’ do të hidhet në hapësirë nga vendi i nisjes Sriharikota, i vendosur në bregun e Gjirit të Bengalit, 80 kilometra në veri të Chennai, duke përdorur raketën më të fuqishme të Indisë – GSLV Mk.3.

Nisja është caktuar për orën 02:51 lokale më 15 korrik (21:21 GMT, 14 korrik). Nëse misioni shkon sipas planit, misioni do të prekë sipërfaqen e Hënës rreth 70 gradë në jug të ekuatorit më 6 shtator.

Projekti ambicioz, ka thënë kreu ISRO, Kailasavadivoo Sivan, është misioni më kompleks që agjencia ka ndërmarrë ndonjëherë, pasi do ulet në pjesën e padukshme të hënës, atje ku askush nuk ka mbërritur më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *