Vendosni fjalën kyçe....

Katër makina luksi sekuestrohen nga policia shqiptare, efektivët po kërkojnë edhe 4 të tjera


Katër makina luksi sekuestrohen nga policia shqiptare, në kërkim dhe 4 të tjera.  Në Kurbin, policia ka vepruar për të marrë nën zotërim mjetet luksoze të shtetasit I.L, i cili sipas policisë dyshohet se i ka blerë ato me aktivitet kriminal.

Detajet e Policisë:

“Finalizohet operacioni “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve luksoze të cilat dyshohen se janë blerë me të ardhura që rrjedhin nga aktivitete  kriminale.

Sekuestrohen 4 automjete luksoze dhe po punohet për gjetjen dhe sekuestron edhe 4 automjeteve të tjera  luksoze.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin zhvilluan Operacionin Policor “LUKSI“, për vendosjen e  sekuestro preventive të disa automjeteve të shtetasit I.L., i ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”

Gjithashtu  po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër automjeteve të tjera  luksoze,  të regjistruara në emra të familjarëve të shtetasit I.L.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *