Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse ju zë barku në Qeparo, doktor Kurti ju ka lënë numrin”


“Nëse ju zë barku në Qeparo, doktor Kurti ju ka lënë numrin”, duket si diciturë interesante për të shitur ndonjë shërbim, të tipit mjekësor, por nuk është ashtu siç duket.

Doktor Kurti nuk ndodhet në qendrën Shëndetësore ku duhet të ishte.

Megjithatë, ky konstatim, shoqëruar edhe me foto nga gazetarja Egla Bardhi, nuk është se ka në qendër doktor Kurtin por gjithë sistemin e ngritur këto vite që bën as më shumë e as më pak përveçse të mos u vijë në ndihmë pacientëve.

“Nëse ju zë barku në Qeparo, a ju pickon ndonjë insekt doktorr Kurti ju ka lënë numrin e celularit, sepse nuk është për momentin në qendrën shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë përbetohet ndërkohë se shërbimi shëndetësor është 24 orë në shërbim të pushuesve. Gëzuar.”, komenton gazetarja.

Kur e mendon, doktor Kurti është i përgjegjshëm se ka lënë dhe numrin, shumë më shumë se drejtuesit e tij që duhet ta monitoronin…


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *