Vendosni fjalën kyçe....

“Trumpi shkatërroi marrëveshjen bërthamore të Iranit për inat të Obamës”- Ish-ambasadori britanik


“Trumpit i mungonte plotësisht një strategji dalëse kur ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe e mori këtë vendim nga armiqësia e pastër ndaj paraardhësit të tij”, mësohet të ketë thënë ish- ambasadori i Britanisë së Madhe në SHBA, sipas një komunikimi më të ri të sikletshëm që ka dalë në dritë.

Të dëshpëruar për të shpëtuar Planin Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe asokohe Boris Johnson fluturoi drejt SHBA-ve, në maj 2018 për të bindur presidentin Donald Trump që të vepronte sipas marrëveshjes. Pavarësisht nga negociatat e thella në Shtëpinë e Bardhë me ndihmësit më të afërt të Trumpit, që zgjatën për 26 orë, Johnson u kthye duarbosh, thjesht sepse Trumpi donte të nervozonte Barak Obamën për negocimin e marrëveshjes, mësohet të ketë raportuar ish-ambasadori britanik në SHBA, Sir Kim Darroch, te “10 Downing Street”, sipas një kablli diplomatik të zbuluar të botuar nga “Daily Mail” këtë të diel.

Boris Johnson dhe Mike Pompeo

“Administrata është vendosur në një akt vandalizmi diplomatik, me sa duket për arsye ideologjike dhe personaliteti – ishte marrëveshja e Obamës.”

Kablli i dërguar më 8 maj vitin e kaluar pretendonte gjithashtu se Shtëpisë së Bardhë i kishte munguar strategjia se si të trajtohej tërheqja dhe sugjeroi që të përdorte justifikimin se “kishte mosmarrëveshje të forta mes këshilltarëve më të afërt të Trumpit”.

“Ata nuk mund të artikulojnë ndonjë strategji për “ditën më pas”; dhe kontaktet me Departamentin e Shtetit këtë mëngjes nuk sugjerojnë asnjë lloj plani për të arritur te partnerët dhe aleatët, qoftë në Evropë apo në rajon.”

Në një tjetër kabllo dërguar të njëjtën ditë, Sir Darroch fajësoi Trumpin për ndjekjen e vijës së Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare John Bolton, i cili shpalli tërheqjen nga marrëveshja dhe rivendosjen e sanksioneve.

Tabloidi britanik vazhdoi të publikojë serinë e dytë për Sir Darroch pavarësisht nga paralajmërimi i Policisë Metropolitane që të mos publikojë kabllot e qeverisë. Publikimi fillestar i kabllove javën e kaluar shkaktoi një skandal diplomatik midis Uashingtonit dhe Mbretërisë së Bashkuar. Kjo rezultoi në dorëheqjen e Sir Darroch të mërkurën, pasi Trumpi lëshoi ​​një sërë sulmesh kundër diplomatit, i cili e përshkroi administratën e tij si “jofunksionale” dhe “të paaftë”. Komanda kundër Terrorizmit e Policisë Metropolitane po heton tani burimin e rrjedhjes së komunikimeve.

VINI RE: Përmbledhja është pronësi intelektuale e “RT”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *