Vendosni fjalën kyçe....

Video e Ramës/ Vasili: Shkollëpaku nuk e ka për gjë të lëpijë çfarë pështyu


Një video, që e vendosur në kontekstin e sotëm tregon një kontradiktë të madhe të kryeministrit Edi Rama. Këtë ka sjellë këtë të diel, Petrit Vasili i LSI-së, duke na rikujtuar Ramën kur pak muaj më parë “bënte për dy lekë” Akademinë e Shkencave. Megjithatë, po Rama nuk e kundërshtoi zgjedhjen e Skënder Gjinushit në krye të saj, zgjedhje që u bllokua nga presidenti Ilir Meta.

“Ndërtesa e Akademisë së Shkencave e njëjta. Akademikët të njëjtët. Ligji i njëjtë. Zgjedhjet të njëjta. E njëjtë sipas fjalëve të Edi Ramës që: Akademia është kufomë e vetvetes dhe shtëpi varrimi.

Po sot çfarë ndodhi ???

E njëjta shfaqje, e njëjta kufomë e vetvetes dhe shtëpi varrimi, të njëjtët aktorë akademikë, i njëjti ligj, POR zgjedhjet ama bëhen,  zgjidhet edhe një që e do Edi Rama, që e ka aleat Edi Rama, që e ngop Edi Ramën, pra ky quhet kryetar.

Edi Rama nuk e kercenoi kete here te zgjedhurin e tij te zemres se nuk do ti jepte më asnje lek,perkundrazi.

Ndersa dje, kur zgjidhej Beqiraj,kercenoi Edi Rama qe :Akademia nuk do merrte më asnje lek nga qeveria, sepse beri zgjedhje pa lejen e tij dhe zgjodhi kryetar Beqirajn,qe ai s’e donte.”, komenton Vasili duke përfunduar: “Megjithate eshte me mire te shihni VIDEON dhe e kuptoni qe shkollepaku nuk e ka per gje te lepije çfare peshtyu.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *