Dy persona humbën jetën në një aksident të tmerrshëm në një park zbavitës në Ahmedabad të Indisë, pasi një pajisje argëtuese e mbushur plot e përplot me njerëz u këput në mes në ajër dhe u rrëzua në tokë.
Boshti kryesor i pajisjes së pendulumit Discovery, u thye sapo filloi të merrte shpejtësi, duke i hedhur të gjithë njerëzit përtokë.
Videoja shqetësuese nga skena tregon momentin e incidentit, si dhe njerëzit që nxiton për të ndihmuar të plagosurit.
Dy vetë u vranë në tragjedi, ndërsa 15 të tjerë u dërguan në spital me lëndime të rënda, tha Vijay Nehra, komisioneri i Korporatës Komunale Ahmedabad (AMC).
Një hetim ka nisur lidhur me shkaqet e incidentit të rëndë për të parë nëse ‘Kankaria Adventure Park’ kishte një licencë të duhur për të operuar në këtë fushë dhe nëse pajisja ka qenë e mirëmbajtur.