Vendosni fjalën kyçe....

Banorët e Unazës e gdhijnë pa gjumë: Po provokohemi


Banorët e Unazës së Re e kanë kaluar mbrëmjen zgjuar, pas lajmeve se një aksion për prishjen e banesave të tyre do të niste që pa gdhirë nga policia.

Ata dolën mbrëmë duke protestuar në rrugë, por edhe pse sot në zonë ka një prani mjaft të madhe të punonjësve të policisë Bashkiake dhe asaj të rendit, pasi priten që të prishen disa banesa pa leje, por këto nuk kanë lidhje me projektin e Unazës së Madhe.

Bëhet fjalë për rikualifikimin e një rruge që lidh zonën e Astirit me Kasharin. Sipas banorëve të prekur nga projekti i Unazës, kjo është një lojë që po u bëhet nga bashkia. Ata shtojnë se pronarët e banesave që do shemben sot për projektin tjetër, kanë rënë dakord që ato të prishen dhe s’mund t’u shkojnë në ndihmë.

“Patjetër që është paralajmërim. Ne jemi kërcënuar çdo natë, ne ndenjëm deri në orën 1, 2 të natës, dhe gjithë natën e kemi bërë ppa gjumë se do vinin forca për të shembur shtëpitë”, tha një prej banorëve për Fax News.

“Ne me keqardhje i shohim edhe këta të iu prishen banesat. Por nuk kemi çfarë u bëjmë, sepse përderisa ata nuk rezitojnë dot vetë nuk kemi pse u shkojmë ne në ndihmë. Ça t’u shkojmë në ndihmë ne?! Solidaritet japim, por nuk do shkojmë të përballemi me policinë ne.”, shtoi banori.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *