Vendosni fjalën kyçe....

Basha jep tre arsyet pse qytetarët braktisën Ramën në 30 qershor


Kreu i opozitës Lulzim Basha në një takim me strukturat në Malësi të Madhe ka përmendur ndër të tjera 3 arsye thelbësore sipas tij të cilat tregojnë pse shqiptarët braktisën kryeministrin Edi Rama në 30 qershor.

Në arsyen e parë Basha përmend se populli kuptoi se votimet nuk ishin për të por për kriminelët dhe hajdutët me të cilët ai qeveris.

Sepse e kuptoi, që siç thotë edhe raporti I OSBE-ODIHR, 30 qershori nuk ishte për popullin, madje nuk ishte as për PS-në. 30 qershori ishte për Edi Ramën dhe për kriminelët e hajdutët që qeveris. 30 qershori ishte për Paulin Stërkajn, për Ymer Lalën, Emiljano Shullazin, për Damian Gjiknurin, për Ulsi Manjën. Shkurt 30 qershori ishte për një grusht njerëzish që sot duhet të ishin në burg, jo në politikë”-deklaroi Basha.

Arsyeja e dytë për Bashën qëndron në faktin që kriza ekonomike ka arritur në një pikë të papërballueshme dhe përgjegjës janë oligarkët e kryeministrit.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me faktin se kriza ekonomike në vend ka arritur një pikë të paimagjinueshme. Njerëzit janë keq për bukën e gojës. Kjo situatë ka një shkaktar dhe një përgjegjës që ka marrë gjithë pasuritë dhe ekonominë e vendit dhe ia ka dorëzuar 5 oligarkëve dhe 5 kriminelëve me të cilët pastron dhe ndan bashkë fitimet. Ky është “babloku I madh” që i thotë Ymer Lala. Është “babloku i madh”  për kriminelët dhe oligarkët, por jo për popullin.  Kriza ekonomike ka një shkaktar dhe ky është Edi Rama”-tha Basha.

Ndërsë së treti, për Bashëm opozita bëri një rezistencë e cila çoi në ndërgjegjësimin e qytetarëve për situatën të cilët braktisën Ramën në 30 qershor.

Arsyeja e tretë pse ndodhi 30 qershori është për shkak të rezistencës sonë. Qëndresa jonë ka arritur dy gjëra: ka vetëdijësuar shqiptarët dhe u ka vrarë frikën shqiptarëve

Përgjegjësia jonë tani është ta marrim këtë energji të 30 qershorit dhe ta transformojmë në një energji për ndryshimin e Shqipërisë. Ky është premtimi për shqiptarët, jo thjesht largimi I Edi Ramës. Moralisht dhe politikisht ai është I rrëzuar. Detyra jonë kryesore është që kësaj shumice të 30 qershorit t’i japim formën dhe dimensionet e shumicës qeverisëse nëpërmjet zgjedhjeve të lira e të ndershme që mbeten objektivi kryesor I lëvizjes që filluam së bashku me 16 shkurt”- deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *