Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Shkodra deklaroi se falënderon të gjithë qytetarët shkodranë për refuzimin masiv që ata i kanë bërë regjimit të Edi Ramës.
Basha theksoi se edhe socialistët shkodranë i dhanë shuplakë Ramës, duke i dhënë atij mesazhin e qartë se ata nuk bëhen pjesë e kupolës kriminale të Rilindjes.
“Së pari dua të falënderoj të gjithë shkodranët që refuzuan masivisht Edi Ramën. Dua të falënderoj edhe socialistët shkodranë që braktisën kriminale të PS. Ata i çuan mesazhin kuptimplotë kupolës kriminale që ka kapur partinë e tyre.
Së dyti jam këtu për t’iu thënë shkodranëve se për mua dhe PD, refuzimi i Ramës dhe regjimit më 30 qershor është motiv im dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë votë masive për largimin e regjimit antikombëtar, për ta kthyer në shpresë dhe projekt ndryshimi që duhet të vijojë me vepra dhe garanci”-deklaroi Basha.