Një shpikës francez ka demonstruar pajisjen e tij të fluturimit (flyboard) për Presidentin Emmanuel Macron dhe udhëheqësit e BE-së, mbi Champs-Elysee në Paris.
“RT” shkruan se Frank Zapata fluturoi me turbinën e tij me motor, mbi një grup personalitetesh dhe mbi personelin ushtarak të mbledhur për të festuar festën kombëtare të dielën, “Bastille Day”. Ai mbante një pushkë në dorë, kur fluturonte si pjesë e paradës ushtarake vjetore.
Zapata shpiku hoverboardin e parë funksional dhe iu dha një grant prej 1.3 milionë dollarësh nga ushtria franceze në 2018-ën për të zhvilluar një motor mikro-jet aeronautik që mund të përdoret nga ushtria.
Ministri i Forcave të Armatosura, Florence Parly, tha për radion franceze se “Flyboardi” i Zapatës mund të testohet për përdorime të ndryshme, për shembull si një platformë fluturuese logjistike ose, si një platformë sulmi”.
Zapata thotë se Flyboard-i ka fuqinë për të arritur shpejtësi deri në 190 kilometra në orë.
Shumë përdorues të mediave sociale i vunë Zapatës nofkën “Goblini i Gjelbër” ose “Iron Man”. Po ashtu bënë shaka duke thënë se ndihma e tij do të ishte mirëpritur gjatë zjarrit të Notre Dame.
🇫🇷 #14Juillet L’arrivée du Flyboard pour ouvrir le défilé pic.twitter.com/RXfHQAO2ay
— Le 20Heures France2 (@20hFrance2) July 14, 2019