Vendosni fjalën kyçe....

Ikin dritat në New York, Jennifer Lopez detyrohet të ndërpresë koncertin “Live” (VIDEO)


Dritat nuk ikin vetëm në Shqipëri, por edhe në vendin e ëndrrave të shumë shqiptarëve – Amerikë. Këngëtarja Jennifer Lopez është detyruar të ndërpresë një koncert në Neë York për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

Vetëm 4-5 këngë kanë mundur të dëgjojnë fansat dhe papritmas u bë errësirë dhe koncerti u ndërpre. Por Lopez ka premtuar se koncerti do të mbahet sërish të hënën.

“E shkatërruar dhe zemërthyer që nuk mund të performoj për të gjithë ju sonte. Por koncertin do e bëjmë. Ju premtoj. Ju dua”,- shkruan J Lo krahas një videoje.

Në video J Lo thotë se kjo ishte përtej kontrollit të saj dhe ekipit që e ndihmon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *