Vendosni fjalën kyçe....

Kina paralajmëron SHBA-të për furnizimin me armë të Tajvanit: Mos luani me zjarrin


Kina paralajmëroi me forcë Uashingtonin kundër shitjes së armëve ndaj Tajvanit dhe i kërkoi SHBA të konsideronte rëndësinë e çështjes, pasi Pentagoni autorizoi shitjen e tankeve ndaj Taipeit.

Ministri i Jashtëm, Wang Yi, sulmoi Uashingtonin për lejimin e shitjeve të armëve ndaj Tajvanit gjatë udhëtimit të tij në Hungari të premten.

‘Ne i bëjmë thirrje SHBA-ve të njohin plotësisht rëndësinë e çështjes në fjalë dhe të mos luajnë me zjarr në çështjen e Tajvanit’, u tha ai gazetarëve citon ‘Reuters’.

Pekini e konsideron Tajvanin territorin e tij dhe e kundërshton njohjen si një vend i pavarur. SHBA, e cila nuk e njeh zyrtarisht Tajvanin ka vendosur të shesë një sasi të madhe tankesh dhe raketash ndaj ishullit.

Më parë këtë javë, Pentagoni njoftoi se kishte autorizuar shitjen e tankeve ‘Abrams M1A2T’ dhe raketave anti-ajrore ‘FIM-92 Stinger’ ndaj Tajvanit.

Kina kritikoi ashpër këtë vendim, duke thënë se ajo minon parimet e marrëveshjes dhe kërkoi anulimin e menjëhershëm të shitjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *