Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka folur edhe për një dosje të re përgjimesh ku janë përfshirë të tjerë personazhe të lartë të Partisë Socialiste të cilët sipas Kryemadhit janë kapur në përgjime duke blerë vota.
Sipas Kryemadhit dosja quhet 30/ 6 dhe në të janë emrat e Damian Gjiknurit, Elisa Spiropalit, Erion Veliaj, si edhe Alket Hysenit.
“Ky edhe i bën zgjedhjet vetë edhe i vjedh vetë. A kemi rezultat përfunditar të votimeve sot pas 12 ditësh se sa kanë marrë pjesë në votime.
E dini ju që ka edhe një Dosje 30/ 6 ku janë të përfshirë në përgjime Alket Hyseni, Elisa Spiropali, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj që thonë duam 20 vota, duam 30 vota aty,
Ti kujton se më 30 qershor i kemi rënë gajdes. Jo ne kemi qeë vigjilentë edhe këtyre. Do tu vijë kohë. Ramën do ta mbysë zullumi i tij”-tha Kryemadhi.