Vendosni fjalën kyçe....

‘Noa Control fitoi pa garë koncesionin 20-vjeçar, do investojë 600 mijë euro e do fitojë 100 milionë euro’ – Dokumenti


Kompania ‘Noa Control’ ka fituar koncesionin për kontrollin e pompave të naftës në një procedurë konkurrimi me një ofertues.

Ish-deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka deklaruar se kompania është zgjedhur fituese në një garë të jashstëligjshme duke qenë se në të ka marrë pjesë e vetme, në një tender që është bërë në fshehtësi të plotë.

Shkak për këtë janë bërë ankesat se kompania ‘Noa Control’ ishte paracaktuar si fituese gjë që ka bërë që gjykata të modifikojë kriteret e garës.

Deri më tani, kontrolli i pompave të naftës ëshë bërë nga shteti dhe ka sjellë në arkën e shtetit më shsumë se 5 milionë euro në vit.

Ndërkohë me dhënien me koncesion te kompania ‘Noa Control’, kjo e fundit do investojë rreth 600 mijë për një koncesion 20-vjeçar ku fitimi do jetë të paktën 100 milionë euro, shkruan Shehaj.

Sipas tij vjedhja me këtë koncesion është marramendëse dhe prokuroria duhet të hetojë këtë aferë korruptive dhe në shkelje flagrante të ligjit. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *