Të paktën 24 persona dyshohet se kanë vdekur për shkak të vërshimeve dhe rrëshqitjes së dheut në pjesën pakistaneze të Kashmirit. Lajmin e bënë të ditur zyrtarët lokalë, të cilët thanë se kjo gjendje u shkaktua nga reshjet e mëdha të shiut.
“Së paku 24 persona janë marrë nga uji dhe janë zhdukur. Nuk mund t’i shpallim të vdekur personat e zhdukur tash për tash, por ende nuk e kemi gjetur asnjërin prej tyre”, tha Saeedur Qureshi, zyrtar i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave. Ai shtoi se pesë persona janë lënduar.
Vërshimet e goditën qytezën Leswa, e cila vizitohet nga shumë turistë. Qureshi tha që më shumë se 100 shtëpi janë dëmtuar në këtë qytezë, ndërsa një xhami është rrënuar tërësisht nga uji.
“Ushtria po i ofron ndihmë administratës lokale gjatë operacioneve për kërkimin dhe shpëtimin e banorëve të prekur nga vërshimet”, tha Saqib Mumtaz, zëdhënës i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, shkruan “Free Europe”.