Vendosni fjalën kyçe....

Policia italiane godet grupet e ekstremit të djathtë, sekuestron një raketë ajër-ajër


Policia kundër terrorizmit ka kapur në pjesën veriore të Italisë një raketë ajër-ajër dhe armë të tjera të sofistikuara gjatë bastisjeve në zona të ndryshme në zotërim të grupeve të ekstremit të djathtë.

Tre persona u arrestuan, dy prej tyre pranë aeroportit Forli.

Mediat italiane thonë se sulmet ishin pjesë e një hetimi për ndihmën italiane ndaj ekstremit të djathtë për forcat separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit  janë Fabio Del Bergiolo, 50 vjeç, një ish-doganier italian dhe aktivist i partisë së ekstremit të djathtë Forza Nuova; Alessandro Monti, 42 vjeç, një shtetas zviceran; dhe Fabio Bernardi, 51 vjeç, gjithashtu italian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *