Vendosni fjalën kyçe....

Rezervat materiale në dorën e Kryeministrit, Meta kthen në Kuvend ligjin


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka rikthyer në Kuvend Ligjin për rezervat materiale i cili sipas ndryshimeve i jepte kompetenca Kryeministrit bë bashkëpunim me Ministrin për lëvrimin e tyre.

Presidenca e ka rikthyer sërish në Kuvend me arsyetimin se “ndërmarrja e kësaj iniciative ligjore është e pajustifikuar ligjërisht dhe për më tepër kjo mënyrë e re e lëvrimit të mallrave pjesë e rezervës shtetërore nëpërmjet Urdhrit të Kryeministrit, nuk garanton plotësisht mbrojtjen e interesit publik në procedurat e administrimit dhe lëvrimit të mallrave me vlerë që përbëjnë grupin kryesor të mallrave të rezervave të shtetit”.

Gjithashtu Presidenti i Republikës vlerëson se nisur nga natyra dhe lloji i mallrave të Grupit A, të rezervave të shtetit, është e domosdoshme të ruhet standardi ligjor i vendosur prej 11-vjetësh, ku vendimmarrja mbi mënyrën e administrimit të mallrave të Grupit A, t`i lihet vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave.

Lista e mallrave rezervë shtetërorë grupi A:

Nr.ArtikujtNjësia MatëseGjendja orientuese e mallrave (Sasia)Limiti minimal
1.Prodhime ari, argjendi, platini etj. të kësaj natyrekgRelative sipas burimitrelativ
2.Mjete të rënda për çdo lloj transporticopë5030
3.Grurëton600300
4.Mallra të ndryshme tepër vëllimorëcopëRelative sipas burimitrelativ

Arsyetimin e plotë të Presidentit e gjeni këtu


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *