Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni me parashutistë në Suedi, asnjë i mbijetuar


Një avion i vogël me parashutistë në bord, u rrëzua në Suedinë veriore të dielën menjëherë pas ngritjes, duke lënë të vdekur 9 persona.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 2 pasdite, sipas orës lokale, në ishullin Storsandskar. Mediat suedeze shkruajnë se disa prej parashutistëve, janë parë duke u përpjekur të hidhen nga avioni pak para përplasjes.

“Unë mund të konfirmoj se të gjithë ata që ishin në aeroplan kanë vdekur”, tha zëdhënësja e komunës së Vasterbotit, Gabriella Bandling, citon “Guardian“.

Kryeministri suedez, Stefan Lofven tha se ndjente një “trishtim të madh” për aksidentin. Ai i dërgoi ngushëllime familjeve të viktimave dhe tha se qeveria do të qëndronte në kontakt të ngushtë me zyrtarët që do të hetojnë shkaqet e rrëzimit të avionit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *