Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi i fuqishëm në ish-Bllok, shkon në 4 numri i të plagosurve (Video+Foto)


Katër persona janë plagosur nga shpërthimi i fuqishëm në ish-Bllok.

Dy nga të plagosurit janë pronarët e lokalit, çifti Sokol e Alma Pirra, ndërsa janë plagosur edhe shitësja Eneida Nura si dhe një kalimtar i rastit, Ardanoel Serani.

Të lënduarit janë dërguar me shpejtësi në spital, ku Nura dhe Serani janë jashtë rrezikut kurse çifti i bashkëshortëve është në gjendje të rëndë.

Ka qenë shpërthimi i një bombole gazi në një lokal në zonë që ka shkaktuar shpërthimin e fuqishëm që tronditi ish-Bllokun mesditën e sotme dhe shkaktoi jo pak panik mes njerëzve në një nga zonat më të populluara të Tiranës.

Nga shpërthimi i fuqishëm ka pasur dëme të shumta materiale në zonë, në dyqanet ngjitur, të cilët kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

Forca të shumta policie bënë rrethimin e zonës ndërsa zjarrfikëset bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 13:15  në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar  shtetasit S. P dhe A. P,  E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *