Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina miraton ligjin e ri: Të tredhen përdhunuesit dhe pedofilët


Ligjet e reja në Ukrainë parashikojnë një dënim të ri për pedofilët dhe përdhunuesit e dënuar – tredhjen.

Ligji u miratua më 11 korrik dhe do të hyjë në fuqi një ditë pasi u botua në fletoren zyrtare. “Mirror” shkruan se legjislacioni do të aplikohet çdo vit për mijëra burra të moshës 18-65 vjeç, të shpallur fajtorë për përdhunim ose abuzim seksual të të miturve.

Pedofilët do të përballen me “kastrimin kimik”, që nuk përfshin kirurgji.

Kjo “përfshin injektimin me forcë të barnave anti androgjene që përbëhen nga kimikate që duhet të reduktojnë epshin dhe aktivitetin seksual”, njoftoi agjencia e lajmeve Ukrinform.

Ligji do të zbatohet për të gjitha përdhunimet e fëmijëve, duke përfshirë dhunimin “e panatyrshëm” dhe abuzimin seksual të fëmijëve mbi dhe nën moshën e pubertetit.

Në vitin 2017, shifrat zyrtare treguan 320 përdhunime të fëmijëve në Ukrainë, por numri i rasteve të abuzimit seksual të pedofilëve besohet të shkojë në mijëra.

Ligji i ri parasheh gjithashtu deri në 15 vjet burg për përdhunimin e të miturve dhe deri në pesë vjet burg për veprime të turpshme që përfshijnë të miturit.

Kastrimi kimik i pedofilëve është i ligjshëm në shumë vende, përfshirë Britaninë, Kanadanë, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Izraelin, Kazakistanin, Norvegjinë, Suedinë dhe Shtetet e Bashkuara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *