Vendosni fjalën kyçe....

27-vjeçari në Kretë pranon se ka vrarë shkencëtaren amerikane


Suzanne Eaton, shkencëtarja e vrarë në Kretë të Greqisë

Një i ri, vetëm 27 vjeç pranon se ka vrarë shkencëtaren amerikane Suzanne Eaton. Ai është arrestuar nga policia dhe po vazhdon seria e pyetjeve ndaj aktit që mendohet se ka kryer.

Nuk ka ende hollësi për motivin e vrasjes, apo të dinamikës së ngjarjes makabre, sipas medieve ndërkombëtare.

Të tjera detaje u zbuluan ditë më parë pas gjetjes së trupit të Suzanne Eaton, shkencëtarja amerikane që u zhduk para një jave në ishullin grek të Kretës.

Fillimisht u tha se Eaton u gjet në një shpellë pa dhënë detaje të mëtejshme, por “BBC” shkroi se ajo u gjet e vrarë në bunkerin e Luftës së Dytë Botërore në Kretë.

Policia i konfirmoi BBC-së se Eaton vdiq nga mbytja dhe se po e hetojnë rastin si një vepër penale.

Ajo u raportua e humbur në 2 korrik dhe u fillua një përpjekje e madhe kërkimi.

Trupi i shkencëtares u zbulua nga dy banorë vendas që eksploronin bunkerin, i cili është një sistem shpellash, të përdorura nga nazistët gjatë pushtimit të Kretës në Luftën e Dytë Botërore.

Një autopsi mjeko-ligjore zbuloi se ajo ishte mbytur, por nuk kishte ndonjë tregues tjetër. Policia po heton nëse Suzanne Eaton u vra brenda bunkerit apo u zhvendos pas ngjarjes.

Suzanne Eaton ishte e martuar me shkencëtarin britanik Tony Hyman dhe kishte dy djem./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *