Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Divjakë, në afërsi të vendit të quajtur “Tre urat”. Një burrë 57 vjeç me iniciale A.M. ka vdekur, ndërsa djali i tij Rr.M. me të clin ndodhej në një Ford, është plagosur rëndë.
Policia e Divjakës njoftoi se ngjarja ka rreth orës 05:30, në vendin e quajtur “Tre urat” Çermë Sektor, shtetasi A.M, 57 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka dalë nga rruga.
Për pasojë ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i mjetit dhe është dëmtuar djali i tij shtetasi Rr.M, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga, bërti të ditur Policia.