Vendosni fjalën kyçe....

AKU vë 37 milionë lekë gjoba në Fier e Korçë, sekuestron mallrat e skaduara


AKU ka gjobitur disa biznese në Korçë e Fier.

Shkak për këtë sipas AKU-së është bërë tregtimi i mallrave në markete, supermarkete, byrektore e subjekte të përpunimit të qumështit jashtë kushteve higjieno-sanitare.

Gjithsej janë vënë 14 gjoba me vlerë 37 milionë lekë.

Ndërsa janë bllokuar gjithashtu djathë dhe prodhime të tjera të skaduara që do asgjësohen.

Njoftimi i AKU-së

Drejtoria Rajonale e AKU Korçë dhe Fier kontrolle rigoroze në markete, supermarket, byrektore dhe subjekte të përpunimit të qumështit, vendosen 14 gjoba me vlerë totale 3.7 milion lekë si dhe bllokohen dhjetra kg djathë dhe produkte të skaduara për asgjesim.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të kontrolleve rigoroze në të gjitha subjektet që prodhojnë, përpunojnë dhe  tregtojnë produkte ushqimore me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, parandalimin e çdo praktike mashtruese dhe abuzive në dëm të konsumatorëve, ka kryer kontrolle zyrtare tek 6 Operatorë të Biznesit Ushqimor në Korçë, Pogradec dhe Fier, nga të cilat ka rezultuar se:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Stefan Hafesllari” me aktivitet “Njesi Tregtimi”, Korçë u konstatua se subjekti ushtronte veprimtarinë pa u pajisur me liçensën përkatëse “Shitje me shumicë e produkteve me origjinë shtazore për njerëz”.

Gjithashtu nga kontrolli u evidentuan produkte me afat të kaluar përdorimi, në magazinën e ruajtjes së ushqimeve mungonin kushtet higjeno-sanitare si dhe subjekti nuk dispononte planin e Vetkontrollit (HAÇP) dhe sistemin e gjurmueshmërisë.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 1,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit duke mos disponuar liçensën përkatëse,

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë si dhe,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të planit të vetkontrollit (HAÇP).

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Baxho” Maliq, Korçë, u konstatua se subjekti ushton aktivitetin në kushte të papërshtatme higjeno-sanitare (u konstatua prani e mykut dhe lagështirës në ambjentet e stazhionimit). Subjekti nuk kishte përditësuar regjistrat e planit të vetkontrollit (HAÇP), nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për certifikatat veterinare si dhe produktet ishin të etiketuara në kundërshtim me ligjin.

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masat e mëposhtme:

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 100,000 lekë për mosimplementimin e planit të vetkontrollit (HAÇP),

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

Gjobë 100,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Petraq Zhidro” me aktivitet “Përpunim Qumështi”, Korçë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare si dhe nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë.

Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,

Gjobë 100,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,

U bë bllokimi i 60 kg djathë kaçkavall të pasigurtë për konsum me qëllim asgjesimin e tij.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Ardi Zaçe” me aktivitet “Byrektore”, Pogradec, u kostatua se subjekti nuk dispononte analizën e ujit të pijshëm, mungonin masat kundër dëmtuesve (Plani DDD) si dhe nuk kishte amabiente sanitare (tualet).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën e mëposhtme:

Gjobë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare.

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Arben Abrashi” me aktivitet “Njesi Tregtimi”, Çërravë, Pogradec, u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (patatina, llokume, limontos dhe pulë e ngrirë).

Për shkeljet e konstatuara AKU mori masën e mëposhtme:

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi me qëllim asgjesimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtuar në subjektin”Janaq Ciko” me aktivitet “Magazinë ushqimore” Fier, u konstatuan një sërë produktesh me afat të kaluar përdorimi (karamele, vaj, ujë, fasule etj).

Për shkeljen e konstatuar AKU mori masën e mëposhtme:

Gjobë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,

U bë bllokimi i produkteve të skaduara me qëllim asgjesimin e tyre.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet rigoroze, për të garantuar zbatimin e ligjit në të gjithë zinxhirin ushqimor dhe ofrimin e produkteve ushqimore të sigurta për të gjithë konsumatorët me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *