Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për darka të shtrenjta me paratë e shtetit, jep dorëheqjen ministri franceze


Numri dy i qeverisë franceze, François de Rugy, i përfolur në një seri akuzash në lidhje me modelin e jetesës shumë të shtrenjtë, njoftoi sot dorëheqjen e tij nga Ministria e Ekologjisë, një prej prioriteteve kryesore të presidentit, Emmanuel Macron.

Kjo dorëheqje i hap rrugën një periudhe periudhe boshllëku në këtë Ministri, 11 muaj pas dorëheqjes së paraardhësit të tij mediatik dhe popullor, Nicolas Hulot, i cili ishte larguar duke kritikuar mosveprimin e qeverisë në këtë sektor, përcjell Atsh.

Në moshën 45 vjeçare, Rugy, ish-anëtar i partisë ekologjike që bëri aleancë me presidentin, Macron, ishte në prag të largimit prej disa ditësh pas publikimeve në seri nga faqja informative në internet “Mediapart”.

Ai u akuzua, ndër të tjera, se hëngri disa darka shumë të shtrenjta me paratë e taksapaguesve francezë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *