Publikohen emrat e prokurorëve kandidatë për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK-un. Këshilli i lartë i Prokurorisë ka përjashtuar Donika Prelën, kreun e Prokurorisë për Krime të Rënda dhe Besnik Hajdarmatajn, ish-kreun e kësaj prokurorie. Janë përjashtuar edhe dy prokurorët Dritan Prençi dhe Vladimir Mara.
Të përzgjedhurit janë: Manjola Kajana, Ened Nakuçi, Edvin Kondili, Ndini Tavani, Enkeleda Millonaj, Elida Kaçkini, Altin Dumani, Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Arber Kraja, Doloreza Musabelliu, Klodian Braho, Besnik Muçi, Behar Dibra dhe Anita Jella.