Autoritetet federale amerikane kanë lëshuar një anije mallrash të zotëruar nga ‘JP Morgan’, disa javë pasi ajo u kap në Portin e Filadelfias me një sasi prej 20 tonësh drogë.
Ata ende po shqyrtojnë nëse do të ndjekin konfiskimin civil ose penal të anijes, MSC ‘Gayane’, që tani po kalon drejt Holandës.
Anija, e cila u ndërtua në vitin 2018 dhe lundronte nën flamurin e Liberisë, kishte udhëtuar nëpër Amerikën e Jugut dhe Bahamas para se të mbërrinte në Filadelfia, sipas ‘Marinetraffic.com.’
Anija që përdoret për transport ngarkesash i takon ‘JP Morgan Chase’ përmes një fondi transporti të menaxhuar nga banka. ‘JP Morgan’ ia dha me qira anijen ‘MSC’, e cila është përgjegjëse vetëm për ekipet dhe operacionet e anijes.
Anija u kap muajin e kaluar me gati 20 tonë kokainë në bord me vlerë 1.3 miliardë dollarë. Sasia masive e kokainës u fsheh në konteinerët e transportit që mbanin mallra të ligjshme, të tilla si verë, arra të thata kilianë dhe skrap nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas drejtorit të operacioneve në terren në Baltimore, ‘MSC Gayane’ është anija më e madhe e kapur në historinë 230-vjeçare të Doganës së SHBA-ve dhe Mbrojtjes së Kufirit “.
Kjo ishte anija e dytë ‘MSC’ e bastisur në Filadelfia këtë vit me drogë. Në mars, gati 1.2 tonë kokainë u zbuluan në MSI ‘Desiree’, një anije me madhësi të ngjashme me ‘Gayane’.
Autoritetet thanë se 1.6 ton kokainë u kapën në shkurt në një anije tjetër MSC, ‘Carlotta’, pasi hyri në Portin e Newarkut, New Jersey.