Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Durrës- Kavajë. Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor tek mbikalimi i Golemit.
Nuk dihet identiteti i viktimës në aksin Durrës- Kavajë, dhe as identiteti i drejtuesit të mjetit. Policia që ka mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Pas atij në Divjakë ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen duke e rënduar bilancin e përgjakjes së rrugëve.